Ish-të përndjekurit, 628 emrat që duhet të plotësojnë dosjen

Mar 3, 2015 | 15:48
SHPËRNDAJE

Nga protestat e ish-të përndjekurve
Financat: Derdhja e parave në bankë pas depozitimit të dokumenteve

Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e ish-të dënuarve që duhet të bëjnë plotësimin e dosjes, në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblimin. Gazeta boton sot listën e plotë me emrat e 628 ish-të dënuarve, nga të cilët 590 përfitojnë këstin e katërt dhe 38 këstin e tretë. Ndarja e parave për secilin prej ish-të përndjekurve që kanë emrin në listë, do të bëhet pas plotësimit të dosjes. Ata duhet të depozitojnë në Ministrinë e Financave numrin e llogarisë dhe certifikatës personale. Deri më tani kanë marrë këstin e katërt 460 ish-të dënuar. Ndërkohë, nga të dhënat që disponon Ministria e Financave, janë rreth 2400 ish-të përndjekur që bëjnë pjesë në kategorinë parësore. Pritet që ndarja e këstit të katërt për të gjithë ata që jetojnë, të bëhet brenda muajit prill të këtij viti.

Klikoni ketu per te pare listen e emrave te ish-te perndjekurve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura