Ish-të përndjekurit, 600 emrat që përfitojnë këstin e katërt

Mar 6, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Dëmshpërblimi për kategorinë parësore, gati lista me 1200 përfitues

Nga protestat e ish-të përndjekurve
Financa: Paratë në bankë do të kalojnë në fillim të javës

Ministria e Financës ka miratuar listën e re me emrat e ish-të përndjekurve, që marrin këstin e katërt të dëmshpërblimit.
Gazeta boton ditën e sotme emrat e 600 përfituesve. Bëhet fjalë për kategorinë e ish-të përndjekurve që janë gjallë, për të cilët është akorduar edhe 70% e fondit vjetor. Nga Ministria e Financës mësohet se është gati lista me 1200 përfitues, nga të cilët ka edhe ish-të përndjekur që marrin këstin e dytë dhe të tretë. Pjesa tjetër e listës do të bëhet publike ditët në vijim. Sipas Financave, derdhja e parave në bankë për secilin nga ish-të dënuarit që ka emrin në listë, do të bëhet në fillim të javës që vjen. Deri më tani kanë marrë këstin e katërt 460 ishtë përndjekur. Nga Ministria e Mirëqenies Sociale është planifikuar që mbyllja e kësaj pagese të bëhet në mesin e muajit prill. Pra, deri në datën 15 prill, të gjithë ish-të dënuarit që jetojnë, do të kenë mundësi të tërheqin këstin e katërt të dëmshpërblimit. Ndërsa me pagesën e radhës do të vijohet në muajin maj. Këtë vit janë vendosur në dispozicion nga buxheti i shtetit 20 milionë dollarë. Sipas ligjit të ri, do të trajtohet me përparësi kategoria e ish-të burgosurve që jetojnë. Parashikohet që me fondet e këtij viti të ndahet edhe kësti i pestë. Ndërkohë, këtë muaj do të nisë edhe dëmshpërblimi i trashëgimtarëve. Për këtë kategori është adresuar 30% e fondit, çka do të thotë vetëm 6 milionë dollarë.

Klikoni ketu per te pare listen me 600 emrat e ish-te perndjekurve qe perfitojne kestin e katert

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura