Ish-sulmuesi i Ventspils: Çfarë zhgënjimi Luftëtari, edhe letonezët u habitën

Jul 16, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Para ndeshjes Ventspils-Luftëtari 5-0, sulmuesi shkodran, Ndue Mujeci, i cili është bërë i famshëm në futbollin letonez, duke luajtur për kundërshtarin e gjirokastritëve në Ligën e Europës, paralajmëroi përmes “Panorama Sport” se çfarë i priste bluzinjtë.

ndue mujeci

Mirëpo, pavarësisht “spiunimit” falas të Ventspils, gjirokastritët jo vetëm që nuk arritën të ishin dinjitozë, por u shpërfytyruan aq shumë, duke vendosur edhe një rekord në Ligën e Europës sa u përket ndeshjeve, pasi janë skuadra që kanë pësuar më shumë gola brenda 45 minutave, plot 5.

“E pashë ndeshjen me kujdes dhe të them të drejtën ishte një zhgënjim i madh. Ju kisha thënë me bindje para se të luhej, se Luftëtari do të kualifikohej, duke ditur forcën e dy skuadrave, pavarësisht se Ventspils e ka kaluar rregullisht turin e parë në Europë.

luftetari 5-0

Më vjen keq për Luftëtarin, sepse sa i përket forcës së ekipit ku kam luajtur për tre vite, kam folur përmes gazetës tuaj dhe ndodhi ashtu siç kisha deklaruar që më 20 qershor. Pra, Ventspils është një skuadër më shumë fizike, që luan me kundërsulme.

JORGIS MEMO

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura