Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nëse Shqipëri-Skoci shihet nga UEFA, do klasifikohet si e manipuluar. Ka ardhur koha për një trajner nga…

Nov 20, 2018 | 13:28
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Vllaznisë, Roland Luçi, ka bërë një analizë ecurisë që Shqipëria ka pasur së fundmi. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “TemA”, Luçi u shpreh se një ndër arsyet e ecurisë negative të Kombëtares shqiptare është fakti se ekipi ndodhet në “periudhen e ndryshimit të stafeve drejtuese dhe te një ripërtëritjeje të ekipit, largimin e disa shtyllave reale e simbolike të ekipit, mbartës jo vetëm të peshës kryesore të lojes, por dhe pikmbeshtetjes morale e motivimi për gjithë të tjerët, zevendesimi i të cilave nuk është një proces i thjeshtë”.

Luci-Roland

Ish futbollisti i njohur i ekipit kombëtar hedh dyshime të forta për ndeshjen Shqipëri-Skoci.

Luçi thekson se nëse ndeshja do analizohej nga Komisioni i Etikës nga UEFA do klasifikohej si e manipuluar duke parë menyrën se si disa lojtarë silleshin në fushën e lojë.

Në fund Roland Luçi deklaron se Kombëtarja shqiptare ka nevojë një trajner gjerman.

Roland, ekipi kombetar po kalon nje periudhe te erret. Çfare nuk shkon tek kjo skuader?

Eshte e vertete se ekipi yne Kombetar po kalon nje periudhe mossuksesesh, qe e ilustruar nga statistikat nxihet edhe me teper.

Jemi ne periudhen e ndryshimit te stafeve drejtuese dhe te nje riperteritjeje te ekipit, largimin e disa shtyllave reale e simbolike te ekipit, mbartes jo vetem te peshes kryesore te lojes, por dhe pikmbeshtetje morale e motivimi per gjithe te tjeret, zevendesimi i te cilave nuk eshte nje proces i thjeshte aritmetik qe iku nje dhe fut nje tjeter e prap jemi me 11 lojtare ne fushe.Ketu kam parasysh psh jo vetem Canen e Agollin, por edhe Mavrajn dhe gropen qe lane mbrapa ne mbrojtje. Nuk eshte lapsus Mavraj, me te kam parasysh Mavrajn e deri europianit dhe hijen e tij qe “gradohet” dhe kapiten ne vend qe me miresjellje ti shtrengohet dora per kontributin dhe ti urohet sukses ne aktivitetin e tij te metejshem ne klubin perkates.

Pra me qarte e kam fjalen per te disaten here qe ne ekipin Kombetar nuk duhet te vegjetoj askush. Ekipi Kombetar eshte selia e perkoheshme e me te mireve te momentit, e atyre qe luajne e dallohen me ekipet e tyre dhe jo ngrohesve te stolit te cilet plotesojne minutat e aktivizimit me Kombetaren, ne vend qe te ishte kurorezimi i minutazhit te tyre te suksesshem ne Klube. Ne nuk kemi gjeni te atille futbolli qe ti toleronim mosaktivizimin kronik ne Klubet perkatese, te tille nuk ka kerkund ne bote.

E ne kete pike duhet guxim, por dhe nuhatje profesionale ne zgjedhjen e atyre qe do te mbajne peshen ne Kombetare dhe sigurisht qe pritet te jene konstant dhe ne aktivizimin e tyre ne kampionatin perkates, e jo te eksperimentojme pafund me shpresen iluzore te te vetshpallurit zbulues te talenteve dhe afirmimin e tyre te dhunshem ne Kombetare, qe ne shumicen dermuese te rasteve rezulton proces deshtak.

Proceset e riperteritjeve te ekipeve Kombetare jane te njohura dhe jo detyrimisht mbyllen brenda dites, por duan kohen e tyre te realizimit. Meqe duhen shembuj se perndryshe ky pohim duket i pabesueshem dhe justifikues, e shkuara e afert na ofron rastet e Gjermanise, Brazilit e se fundi te Holandes.

Roland-Luci

Tifozët kuqezi janë të pakënaqur, çfarë duhet bërë ndryshe qe ata te mos na largohen ?

Tifozet kuqezi e veçanerisht segmentet e organizuara te tifozeve jane lojtari i 12-e i Kombetares, jane bartesit e krijimit te atmosferes festive e entuziaste pa te cilen do te dukej e varfer çdo fitore, çdo gol i shenuar, çdo aksion spektakolar, çdo ekzekutim i Hymnit Kombetar ne stadium. Ne mardheniet me keto organizma roli informues, komunikues, mbeshtetes i FSHF duhet rikonceptuar larg disa skemave te dritanishme burokratike te ndoshta njerezve te gabuar te ngarkuar me kete pune.

Po qe te jemi objektive, dhe pritshmeria ndaj Kombetares duhet te shpluhuroset nga kerkesa permanente per suksese spektakolare alla “franceeuropian”. Ishin koniuktura e konstelacione te paperseritshme ato qe na çuan ne ate zenit qe jo patjeter ka te bej me anen sportive, nivelin e futbollit te treguar.

Kombetarja jone nuk mund te prenotoje çdo edicion nje “ballist”, nuk mund te prese dhurata disafishe armene e nuk mund te shpresoje qe ne te gjuajme ne porte njehere e kundershtari 15 here e perseri te dalim me pike nga stadiumi si ne ndeshjet ndaj Danimarkes.

Me sa pohova me siper nuk dua te zgjoj pershtypjen e iluzionit alla “fata morgana” te suksesit shqiptar ne futboll, por te shikimit realisht te gjendjes se futbollit tone.
Neqoftese deri para 3-4 vitesh ne dispozicion te Kombetares sone ishte kontigjenti i plote i nje Kombi 7 a 8 milionesh aktiv si ne kampionatin shqiptar e kosovar, ashtu dhe kudo ne Europe, sot,me daljen ne skene te Perfaqesueses se Kosoves resurset per Kombetaren tone jane kufizuar ndjeshem, fenomen qe une te pakten e kam vene ne dukje qe do te ndodhe qe me mospajtimin tim te ngritjes se nje ekipi perfaqesues kosovar per arsye jo vetem te mospromovimit te nje kombi dhe etnie artificiale, por qofte dhe per arsyen pragmatike te asaj qe thashe me siper, te minimizimit te kandidaturave per Kombetaren shqiptare.

E ne kete realitet te ri rritet ndjeshem pesha e kampionatit tone kombetar, realitet deri tani inekzistent dhe per gabimet administrative te FSHF.

A mund te konkretizoj kritiken? – Sigurisht!
Ne radhe te pare duhet minimizimi drastik aktivizimit te te huajve dhe venia ne binare te plote legale e ligjore te funksionimit financiar te Klubeve shqiptare.

A mendoni se ka ardhur momenti qe trajneri Panucci te largohet nga drejtimi i skuadres?

Verej sidomos mbas humbjes se Shkodres nje krahasim te thate te Panuccit me paraardhesin De Biasi qe nga shumekush shihet si bartesi i suksesit tone ne Europianin francez qe u shoqerua me nje eksplodim “honoris causa” te aq shume llojeve sa Panucci duket si axhami para tij. Ti shtosh dhe eksperiencen jombreselenese te deritanishme te tij ne coaching dhe rezultatet tejet modeste te deritanishme me Kombetaren, ngrene me te drejte pikpyetje ne mundesine e qendrimit te metejshem ne krye te ekipit.

Personalisht ne fillimardhjen e tij shpresova ne nje çlirim te ekipit nga skemat e ngurrta te paraardhesit qe orienetoheshin ekskluzivisht ne rezultat duke lene mbas dore spektaklin sportiv, por qe per fat te keq nga ndeshja ne ndeshja shumeçka u zbeh.

Nuk duhet te harrojme se edhe de Biasi u largua nga drejtimi i Kombetares per mossukses, ketu nuk duhet te kemi asnje iluzion dhe ky mossukses ju la si stafete Panuccit dhe ngritja e stekes me pritshmeri suksesi alla-France do te ishte jo fair kundrejt trainerit. Por mbrritja ne nje paraqitje te tille te dobet si ndaj Skocise ngre seriozisht pyetjen: A duhet vazhduar me Panuccin?

Mendoj se nje perseritje apatike qofte dhe e ngjashme ndaj Uellsit, do te jete dita e fundit e Panuccit me sherbim ne Shqiperi e nga ky fat nuk mund ta shpetoje as dashamiresi me i afert i tij.

Ne nje status tuaj pas humbjes me Skocine keni shkruar se Kombetarja nuk humbi ndeshjen, por e HUMBI? Mund te tregoni disi me shume rreth ketij statusi se kujt i drejtohet?

Po, ashtu u shpreha dhe i qendroj asaj.
Sikur ndeshja te analizohej nga Komisioni i Etikes se UEFA-sigurisht qe do te klasifikohej si ndeshje e manipuluar.

Ngulmimi i Mavrajt qe te ndeshkohej, vendosjet skandaloze te mbrojtesave tane ne golat e pare dhe te trete, gabimi ne mur qe shkaktoi penalltine (jo nje, por disa lojtare me duar perpjete?!) ngrene dyshime serioze ne mos per gabime te ndergjegjshme, te pakten per nje menefregizem, mungese pergjegjesie te patolerueshme e mosprofesionalizem evident per lojtaret e ekipit kombetar, disa prej te cileve me sa duket kane keqkuptuar rolin e tyre aty.

Dhe meqe jemi te kjo teme, duhet te marre fund absolutisht praktika e deritanishme e lutjes deri lepirjes jodinjitoze ndaj disa aktoreve tekanjoze ne ofrimin e nenshtetesise shqiptare ne shkembim te kontributit per Kombetaren. Ky lloj pazari duhet te marr fund. Kush e ndjen se duhet te perfaqesoje Shqiperine dhe ndihet krenar per kete perfaqesim duhet te jete i mirepritur dhe asnje hap lypsari me tej.

Teorite e tentativat e turpshme te faljes se vilave dhe territorit ne bregdet kujtdo qofte, si proklamonte dikur nje shtetar shqiptar i Kosoves, duhet te mos perseriten me!
Por qe te mos largohem nga “E HUMBI” qe kam shprehur: Ketu, pavaresisht problematikes qe permenda me siper, del ne pah dhe roli drejtues i trainerit dhe akceptimi nga ana e ekipit te ketij roli, prandaj aq me teper kthehet ndeshja e ardhshme ndaj Uellsit ne nje test ekzistencial per Panuccin ne postin qe ka aktualisht.

Ne fund, mendoni se ka ardhur momenti qe ne krye te Kombetares te vije nje trajner shqiptar?

Mendoj se kampionati shqiptar e ka shume te veshtire te prodhoje personalitete qe te jene ne gjendje te drejtojne dhe ne fund te fundit tu imponohen nje grupi lojtaresh milionere e shpeshhere tekanjoze aktive ne Europe. Kurse nje trainer shqiptar aktiv jashte shtetit, sigurisht qe do te duhej te merrej ne konsiderate.

Po te kisha te drejte vendimi a keshillimi, per nga mentaliteti, disiplina, korrektesia, vemendja duhet perqendruar tek nje trainer gjerman.
E meqe jemi te traineret, perveçse me duket nivel ordiner etike, eshte dhe gjest provokativ ndaj bashkkombasit te tij italian Panucci shfaqja e perhershme e De Biasit ne tribunat e stadiumeve dhe te shtypit.

Ky eshte ndryshimi, me dy trainere gjermane nuk do e “shijonim” nje spektakel te tille.

Marrë nga Tema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura