Ish-sulmuesi i Barcelonës sulmon Mesin: Grizmani të mos ketë frikë nga fëmija gjysmë-autik

Jul 2, 2020 | 16:23
SHPËRNDAJE

Kristofer Dugarri ka shpërthyer kundër Mesit pas një debati mbi paraqitjet e dobëta të Antuan Grizman tek Barcelona. Sulmuesi francez u ble nga katalanasit 120 milion euro nga Atletiko Madrid. E ardhmja e Grizmanit tek Barcelona është në dyshim pas zëvendësimit në dy minutat e fundit në derbin kundër Atletiko Madrid nga trajneri Setien.

mesi grizman

Por në një debat mbi Grizmanin të bërë në “RMC Sport” Dungarri ka dhënë idenë se Grizman ka frikë të luajë krah Mesit. Fituesi i kupës së botës 1998 tha: “Është e vërtetë që Mesi i jep shumë pak pasime Grizmanit, por edhe Grizmani luan keq. Nga kush ka frikë Grizman? Nga një djalë 1.5 metra gjysëm autik. Ai duhet ta qëllojë në fytyrë nëse ka një problem”, përfundoi deklaratën që ka sjellë shumë debate Kristofer Dugarri.

Kristofer Dugarri ka luajtur edhe me Barcelonën, si dhe është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura