Ish-sulmuesi i Argjentinës: Mesi është fenomen nëse ka kushtet e duhura, nuk e bën dot Maradonën

Jun 17, 2018 | 11:06
SHPËRNDAJE

Hernan Krespo ka folur për “La Gazetta dello Sport” pas barazimit zhgënjyes që Argjentina mori me Islandën. Sigurisht në qendër të bisedës ka qenë Mesi.

krespo-e1526136399223

Mesa duket, as Krespos nuk u ka pëlqyer paraqitja e fenomenit të Barcelonës. “ Le të nisemi nga 1 e dhënë që tashmë për mua është fakt. Mesi meritonte notën 5, nëse do të kishtë shënuar penalltinë do ti vija një 6-të. Prej tij pritet shumë, por diskutimi është më i gjerë se kaq. Mesi nuk është Maradona, nuk mund ta fitojë Botërorin i vetëm, këtë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë argjentinasit. Ai është një fenomen, nëse ka kushtet e duhura, si te Barcelona. Ndryshe, edhe ai do të vuajë. Kush e ndihmoi kundër Islandës? Di Maria nuk e kaloi asnjëherë kundërshtarin” është shprehur Krespo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura