Ish-sulmuesi emocionohet kur flet për të kaluarën: U largova duke qarë nga Juventusi

Feb 12, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Juves ka lëshuar një deklaratë përpara ndeshjes me Juventusin, që tifozëve të Totenhemit nuk do t’u pëlqejë shumë. Bëhet fjalë për Fernando Jorenten.

Konte dhe Jorente

“Më mungon Juventusi si i çmendur. U largova nga ‘Vinovo’ (qendra stërvitore) duke qarë”, thotë sulmuesi spanjoll, i cili gjithsesi e pranon rolin e violinës së dytë në skuadrën e Poçetinos, pasi Kejn është i padiskutueshëm. Në Torino, 32-vjeçari shënoi 27 gola gjatë 2 sezoneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura