Ish-presidenti shkruan për modelin e qeverisjes së Ramës: Bandat blejnë votat, ai në këmbim u jep…

Aug 23, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan sot se modeli i qeverisjes socialiste te Rames ne vend duhet te marre fund.

nishani

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Nishani shkruan se  “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bizneset e tyre”.

Postimi i Nishanit 

Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”.
Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash !
Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja !
Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfërit.
Krimi organizuar pastron paratë, rilindasit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.
Ky model duhet të marrë fund !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura