Ish-Presidenti Rexhep Meidani fiton titullin “Akademik Emeritus” nga Akademia e Shkencave!

Jul 9, 2021 | 15:54
SHPËRNDAJE

Rexhep Meidani AkademikProfesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës është nderuar nga Akademia e Shkencave me titullin “Akademik Emeritus”!

Diploma për Rexep Meidanin është firmosur nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe nga sekretari shkencor, Shaban Sinani.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë bëri të ditur se ditën e sotme do të ndante diplomat të njësuara anëtarëve të Asamblesë që kalojnë në statusin Akademik Emeritus! Këtë çmim e ka fituar ish-presidenti Rexhep Meidani.

rexhep-meidani-95ec1522-08f7-4770-8b14-c07ba631707-resize-750

CV e Mejdanit

Rexhep Mejdani, ka lindur në Tiranë. Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare për fizikë në Shqipëri dhe Francë. Ka titujt shkencorë: Docent (1981); Profesor (1987); Anëtar i Akademisë së Shkencave (2003). Aktiviteti politik: sekretar i përgjithshëm i PS-së, gusht 1996-korrik 1997; deputet i Parlamentit, korrik 1997, President i Shqipërisë, korrik 1997-korrik 2002, anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, që nga viti 2003.

Aktiviteti publik dhe social: kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë; 1991- 1992; anëtar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim në Ballkan, 1986-1990; kryetari i Bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, 1994-1996; Editor-in-Chief i të “Drejtat e Njeriut”, 1994-1996; Virtual Ambasada (ICDC) në Amerikën Latine, 2006; Bashkudhëheqës i misionit në Delegacionin Ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve të Këshillit Legjislativ palestinez, 2006; Bordi Editorial (Kryetar) i një TV (Vizion Plus) (2010-2011) etj.

Anëtar ose Anëtar Nderi: Klubi i Madridit, që nga viti 2003; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Klubit të Madridit, 2004-2006; ICDC, që nga viti 2005; anëtar i Bordit Editorial Këshillimor – Ëorld Leaders Magazine, 2002; Shoqata e invalidëve të luftës kundër nazizmit, 2003; Ambasador Nderi i Objektivave të Mijëvjeçarit, 2003; Anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Kombëtare “Labëria”, 2006; Kryetar i Bordit Këshillues të Universitetit “M. Barleti “, që nga viti 2006; Anëtar i Bordit (Eurosig); që nga viti 2008; Anëtar i Bordit Këshillues, ICD (Instituti për Diplomaci Kulturore), Berlin, Gjermani, që nga viti 2011; Anëtar, Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi, Baku, Azerbajxhan (që nga 2014); Anëtar, Bordi i Trustees (Bibliotheca Alexandrina), Egjipt (që nga 2015) etj.

Çmime e tituj: Urdhri “Naim Frashëri”, 1981; “Çmimi i Republikës”, 1988; Medalja e Artë e Meritës e Qytetit të Athinës, Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpëtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombëtar “Ylli i Artë i Rumanisë” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan), Rumani, 1999; Çelësi i Artë i Qytetit Ëorcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Çelësi i Artë i Qytetit, Pragë, Republika Çeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francë, 2001; Urdhri Kombëtar i Meritës (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltë, 2002; Qytetar Ndërkombëtar Nderi (International Honorary Citizen), Neë Orleans, SHBA, 2002; Çelësi i Artë i Qytetit, Neë Orleans, SHBA, 2002; Falënderimi nga Ministria e Pakicave në Malin e Zi, 2005; Medalja e Artë të Lirisë, Prishtinë, Kosovë, 2010; Çelësi i Qytetit, Lushnja –Shqipëri, 2013;

Medalje Përkujtimore e “25-vjetorit të revolucionit antikomunist rumun i vitit 1989 ” (Vincit Amor patriae-Guvernul Romaniei), Bukuresht, Rumani 2014. Falënderime akademike: Falënderimi akademik i Universitetit të Prishtinës, Kosovë, 2001; Graditude (Mirënjohje), USSH, Universiteti i Tetovës, Tetovë, Maqedoni, 2007; Graditude (Mirënjohje), Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Struga, Maqedoni, 2010 etj. Vlerësimet të tjera: Çmimi i Udhëheqjes dhe i Qeverisjes së Mirë, IIFËP, Tiranë, 2005; Certifikate Nderi, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë, 2011, 2012; Mirënjohje e Qytetit, Kavajë, 2013; Doctor Honoris Causa: Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti “Aristoteli“ i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofjes, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romës, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut “Renè Cassin”, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002. Publikime politike: Qindra artikuj dhe studime.

GJinushi mejdani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura