Ish-presidenti i Bajernit i bën elozhe Levandovskit: Mund të bëhet kryeministër në Poloni

Dec 29, 2021 | 14:26
SHPËRNDAJE

Polaku Robert Levandovski është një nga sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit jo vetëm për Bajernin e Mynihut, por dhe në Europë.

henes-levandovski

Bomberi është një garanci golash, të shumtë ishin ata që dëshironin që të fitonte “Topin e Artë”, por në fund triumfoi Leo Mesi për herë të shtatë në karrierë. 33-vjeçari nuk ia doli të shpallej futbollisti më i mirë i vitit as në “Global Soçer Awards”, çmim që shkoi për francezin Kilië Mbape.

Ishpresidenti i Bavarezëve, Uli Hënes, e tha për numrin 9 të skuadrës më të titulluar në Gjermani se një ditë do ta shohë atë në politikë. Në prononcimin e dhënë për “Kicker”, Hënes foli me superlativa për lojtarin e ekipit bavarez, teksa e “këshillon” që t’i futet politikës pasi të mbyllë karrierën si futbollist profesionist.

“Robert është një djalë që mendon shumë, ai është tepër inteligjent dhe ka një vizion të qartë për botën. Nëse do t’i futej politikës, jam i sigurt se ai do të ishte në gjendje të bëhej kryeministri i Polonisë. Unë do të kisha shumë besim tek ai.

Levandovski është një djalë me ide të qarta për atë çfarë do të bëhet në jetë, një idhull për shumë djem të rinj në vendlindjen e tij, por dhe në Mynih”, deklaroi Hënes për yllin e Bajernit, i cili këtë sezon e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës për kampionët

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura