Ish-Presidenti amerikan shtrohet në spital

Nov 12, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jimmy Carter 95 vjeç është shtruar në spital në Atlanta. Shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore që Carter ka pasur herë pas here.

Ai madje do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë për të normalizuar presionin e gjakut në tru.

Jimmy Carter është presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rradhët e demokratëve. Ai qëndroi në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1977 deri 1981. Ai është presidenti më i vjetër amerikan i cili fitoi gjithashtu çmimin Nobel për Paqe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura