Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë kundër Thaçit: Prekja e kufijve çon në luftë

Aug 25, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjë e Hercegovinën dhe politikani i njohur britanik, Paddy Ashdown, e konsideron si jashtëzakonisht të rrezikshme idenë për ndryshimin e kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për “Dnevni Avaz” ai ka thënë se ka folur edhe me disa politikanë evropian lidhur me këtë temë.

40058526-1874601206169635-2315961106054512640-n_1535211772-155044

“Çfarëdo lëvizje e kufijve në Ballkan dërgon drejt luftës, dhe jo vetëm në Ballkan” thotë Ashdown.

Ai thotë se ndryshimi i mundshëm i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të nxiste edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

“ Çfarë do të ndodh me Vojvodinën. A mendoni ju se shqiptarët e Maqedonisë dhe në Mal të zi do të rrinë të qetë? Çfarë për ata që jetojnë në Sanxhak? Dhe përfundimisht çfarë do të ndodh me Bosnjën dhe Hercegovinën?” shprehet ai, raporton Gazeta Express.

Sipas tij Evropa ka përjetuar periudhën më të gjatë të paqes në histori, dhe një fillim i ndryshimit do të dërgonte padyshim në gjakderdhje.

“Kemi shpenzuar mijëra vite dhe shumë gjak për shkak të kufijve. Më pas e kuptuam se zgjidhja e vetme është të behën kufij të pa qëndrueshëm”

Ashdwon thotë që njerëzit harrojnë shumë shpejtë të kaluarën dhe historinë, duke shtuar se skenari i ndryshimit të kufijve dërgon në një gjakderdhje të madhe dhe në lëvizje masive të njerëzve.

“Çdo kush që e prezanton ndryshimin e kufijve, jo vetëm në Ballkan, duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo dërgon edhe në lëvizje të njerëzve” shprehet ai, transmeton Express.

Ata që do të jenë të detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të vjetra dhe të shkojnë në një vend tjetër,  thotë se në mënyrë masive t do të ikin drejt vendeve Evropiane, përfundon Ashdown./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura