Ish-oficerja e ushtrisë: Si i zbusja femrat e llastuara në zbor

Nov 15, 2015 | 11:17
SHPËRNDAJE

Sistemi komunist investoi shuma të mëdha financiare për jetën ushtarake dhe edukimin shpirtëror luftarak të femrave, beqare apo të martuara, nëna me fëmijë apo edhe vjehrra. Ishin ato, për të cilat u krijua fillimisht parulla e famshme “gruaja, forcë e madhe në ndërtimin e socializmit” dhe më pas, u dërguan në frontet stërvitore ushtarake, duke sfiduar burrat në pikën e tyre më të fortë; armët. Kështu filluan zboret masive për gratë, apo siç u thoshin shpesh “sypushkat”, të cilat trajnoheshin herë me shumë ditë e herë me javë, rreth situatave të luftës dhe përdorimit të municioneve dhe armëve.

grate 1
“Nuk ishte qëllim në vetvete që femrat të stërviteshin në zbor për t’u bërë gjenerale, pasi dihej që kjo ishte e pamundur dhe ishte akademia për karrierën afatgjatë në ushtri. Por zbori ishte një mënyrë edukative dhe disiplinore për femrën, që i më- sonte asaj të ishte e përgatitur për çdo situatë të papritur lufte. I mësohej si të mbijetonte në terren, si të vepronte në situatë alarmi, si të mbrohej, por edhe të qëllonte me armë. E di që tani duket absurde, por mos të harrojmë se atëherë ishte kohë kur ekzistonte risku i luftës”, thotë Myzejen Xhani, e cila i përket brezit të parë të femrave, të oficereve të diplomuara në Akademinë “Skënderbej”.

grate 2
Ajo është ndër ish-ushtaraket e larta me gradën “Kapiten i Parë”, që ka stërvitur femrat në zbor dhe është e mendimit se duke hequr pjesën indoktrinuese të edukimit, pjesa tjetër e njohurive rreth armëve dhe mësimi i përdorimit të tyre në terren, nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse do të zhvillohej sot.

grate 3
“Stërvitja ishte një kalitje fizike. Fundja kishte vajza të llastuara, dembele ose hileqare etj., që vinin si femra të brishta në zbor dhe dilnin si gra të përgatitura për jetën, të disiplinuara dhe të edukuara. Fundja, sot, të më- sosh armët duhet të paguash dhe është një luks, ndërsa dikur realizohej falas. Nga ana tjetër, zbori ishte edhe mbajtje e trupit në formë të gruas, rrallë herë ka pasur femra obeze. Po sot, e keni parë si janë femrat? Shumica vijnë si të fryra. Japin para për të shkruar në palestra e nëpër qendra dobësimi dhe sërish nuk bien nga pesha, sepse nuk kanë as motivim, as disiplinë dhe as edukim. Pra, “zbori ishte kombinimi më i lartë edukativ dhe fizik”, thotë ishdrejtuesja e zboreve, Myzejen Xhani, që ka drejtuar stërvitjet në malet e Burrelit, Bulqizës, të Tiranës, etj.

grate 6
Ajo e mbështet idenë e rikthimit të zboreve për femra, por duke theksuar që mos të jetë e detyrueshme. “T’u lihet në dëshirën e vet femrave për të ndjekur zborin, si dhe të motivohen me njëfarë pagese. Mësimi i armëve nga gruaja është shenjë emancipimi dhe një e drejtë e saj, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi”, shprehet ish-oficerja në pension.

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura