Ish-oficeri i policisë shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd! Ja me sa vite burg është dënuar

Apr 21, 2021 | 10:57
SHPËRNDAJE

Ish-oficeri i Policisë së Minneapolis, i cili shkaktoi vdekjen e George Floyd duke mbajtur gjurin në qafën e tij për më shumë se 9 minuta vitin e kaluar, është shpallur fajtor.

george floyd (5)

Ai është dënuar për të treja akuzat që rëndonin kundër tij. Derek Chauvin, 45 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Gjykatësit diskutuan për më shumë se 10 orë gjatë dy ditëve para se të deklaronin vendimin e tyre.

george floyd (9)

I dënuari mbante një maskë brenda Gjykatës së Qarkut Hennepin në Minneapolis dhe nuk pati asnjë reagim të dukshëm ndaj vendimit.

george floyd (4)

Ai u dërgua në një objekt në Stillwater, Minesota, rreth 25 milje në lindje të qendrës së Minneapolis, thanë zyrtarët.

george floyd (8)

Chauvin mund të vuajë 40 vjet burg për vrasje të shkallës së dytë, deri në 25 vjet për vrasje të shkallës së tretë dhe deri në 10 vjet për vrasje pa paramendim. Në këtë rast, shteti ka kërkuar një dënim më të ashpër se sa rekomandimet që janë bërë.

george floyd (6)

Vendimi është marrë 11 muaj pasi videoja ku George i lutej ish-oficerit që ta largonte gjurin nga qafa e tij, bëri xhiron e rrjetit.

george floyd (3)

George ndërroi jetë duke i kërkuar Derek ta lironte, sepse nuk mund të mbushej dot me frymë dhe mungesa e oksigjenit dhe e gjakut në tru, ishin shkaktarët e vdekjes së tij, sipas autopsisë.

george floyd (2)

Në rrugët e Minneapolis, vendimi i gjyqtarëve shkaktoi britma gëzimi dhe psherëtima lehtësimi midis atyre që shikonin me nervozizëm gjyqin, duke përfshirë shumë njerëz jashtë dyqanit Cup Foods, ku Floyd mori frymën e tij të fundit.

george floyd (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura