Ish-nxënësi: Në Shtëpinë e Fëmijës është katastrofë

May 20, 2016 | 12:39
SHPËRNDAJE

Spartak Sofia është një nga të shumtit që fëmijërinë e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore dhe sjell momentet e tmerrshme që ka përjetuar, aq sa sot, edhe pse në moshë madhore, ka ende një shenjë në kokë nga dhuna e ushtruar gjatë viteve kur ishte rezident aty.

“Prokurorinë e Shkodrës, Avokatin e Popullit, Policinë e Shkodrës i falënderoj shumë për ndalimin e tyre, sepse është një katastrofë aty në Shtëpinë e Fëmijës.

Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla, por është e disata herë.

Ambientet e brendshme të Shtëpisë së Fëmijës
Ambientet e brendshme të Shtëpisë së Fëmijës

Aty ka dhunë, aty ka vjedhje dhe nuk mund të jap emra, sepse nuk më takon, por unë shpresoj që hetimeve t’u shkohet deri në fund. Unë e kam një shenjë në kokë nga dhuna që kam pësuar vite më parë, kur isha në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore në Shkodër.

Pas orës 2 të natës nuk na linim të shkonim në banjë dhe ne urinonim aty në dhomë e pastaj na rrihnin me shkopinj e hithra.

Kam dëgjuar edhe tani për dhunë që ushtrohet ndaj fëmijëve, edhe për abuzime seksuale, por jam larguar sepse nuk mund t’i dëgjoja këto raste dhe nuk e imagjinoj si mund të bëhen këto punë me fëmijë”, thotë Sofia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura