Ish-minsitri i Jashtëm: Ngjarja e djeshme në Bularat e shëmtuar, qeveria shqiptare veproi korrekt

Nov 9, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me ngjarjet që ndodhen dje në Bularat.

Mustafaj tha se ajo që ndodhi dje ishte një ngjarje e turpshme dhe e shëmtuar, duke shtuar më tej se shteti shqiptar ka vepruar korrekt si gjatë ditës së djeshme dhe sot.

Besnik Mustafaj

PJESË NGA INTERVISTA

Duhet thënë se ajo që pamë dje në Bularat ishte një gjë e shëmtuar dhe nuk i ndihmon dy shtetet tona E vetmja gjë e mirë ishte numri i vogël i protestuesve. Reagim i shtetit shqiptar  ka qenë korrekt se janë bërë kontrollet. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës nga qeverive. Dhe reagim i  sotëm i qeveris është korrekt dhe nuk e tepron sovranitetin e saj. Shpallja non grata ishte e argumentuar dhe jo një deklaratë emocionale.  Atmosfera mes dy vende nuk është më e njëjta para vrasjes së Kaçifas.

Ka dy variante kjo histori? Akoma nuk e dimë se si ka shkuar historia?

Ka dy variante, pasi ka një thirrje nga ministritë e mbrojtjes dhe e jashtë të Greqisë, që u bëri thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje. Por mbajtja zi për një njeri të tillë është një fyerje që i bëhet fqinjësisë së mirë. Mua më bëri përshtypje prania e ambasadores greke e cila nuk u distancua nga kjo ngjarje. Shoqëria greke nuk e ka sensin e autokritikës, nuk shmanget kurrë nga e keqja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura