Ish-ministrja sulmon Ciprasin për takimin me Ramën. Çfarë diskutuat përveç basketbollit?

Oct 8, 2015 | 10:42
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka sulmuar kryeministrin grek Aleksis Cipras për takimin me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Lajmi ne mediat greke
Lajmi ne mediat greke

Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e pyeti Ciprasin mbi përmbajtjen e takimit me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar. Ajo i ka kërkuar të tregojë nëse mes tyre është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve, shkruajnë mediat greke.

“Çfarë diskutuat, përveç eksperiencave të basketbollit siç pamë ekranet televizive…Marrëveshja për zonat ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, a u shtrua në tryezën e bisedimeve? Dhe nëse po, cili ishte rezultati?”, tha Bakojanis.

Cipras, teksa foli në një ndërhyrje për politikën e jashtme, nuk iu përgjigj deputetes së opozitës, por deklaroi se qeveria ka një plan ambicioz për fuqizimin e rolit të vendit në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura