Ish-ministri zbulon ‘planin’ e Ramës: Si do pastrohen paratë e drogës, çfarë do të arrijë me Tahirin

Nov 13, 2017 | 17:04
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani teksa analizon situaten e fundit politike ne vend, akuzon Ramen se “ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit”.

manjani-655x356

Sipas tij, pasi kanabizoi vendin dhe “Në çdo rast fajin për knabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…”, Manjani shkruan se “faza e dytë post-kanabizim, është pastrimi i parave të drogës!”.

Ylli Manjani
Ku e lamë?!Te hashashiii…
—————
Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit.

U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po! 
Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njërëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!

Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!

Në çdo rast fajin për knabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…

Sipas Ramës, asnjëherë nuk ka pasë drogë në Shqipëri! Fajin për këtë e kanë ata që flasin, jo ata që e bëjnë! Opozita, mediat e kushdo tjetër që e mban mendjen te droga që mbolli dhe shiti Rilindja, quhet mendje kazani!

Nuk ka prova për këtë gjë-thotë Rilindja! Ka vetëm llafe kazani, madje edhe nga kazanët e huaj! Nuk janë prova as tonelatat e drogës që kapen çdo ditë! As mos kapja e asnjë kapo bande që lidhet me drogën e kapur, nuk është provë! Kulmi!

Në fakt provat e kapura deri më sot nuk flasin për një vepër penale, por për një KRYEVEPËR penale!

Kanabizimi i vendit është Kryevepra penale,civile, administrative e sociale e Kryeministrit, i cili në këtë kontekst merr statusin e “Krye të Pandehurit”! Për shkak të pozitës që ka në hierarki dhe në kryeveprën e arritur, Ai nuk është si të pandehurit e tjerë. Është Krye i Pandehur!

Kjo që ka ndodhur nuk mund të harrohet! Nuk mund te fshihet! Nuk mund të mos ndëshkohet! Jo për hakmarrje, por për drejtësi!

Nuk ka drejtësi nga ata që e dhunuan të drejtën! Kjo vlen për të gjithë, por në radhë të parë për krye të pandehurin që ende qeveris me paratë e drogës!

Le të bëjë teatër sa të dojë. Drogën e ka aty, në mendje e për zemër! Për turpin e Tij e të grupit që qeveris!

Nuk ka asnjë temë tjetër me të cilin mund të flitet më me të, deri sa të japë llogari për damkën e drogës që na vuri ndërkombëtarisht! Nuk ja kishim borxh edhe këtë gjë!

Por kujdes: të gjitha këto skandale që i plasin, po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim. Kjo është pastrimi i parave të drogës!

Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë qe po i fitojnë bisnese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave.

Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!

Pandaj, mendjen ne mësim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura