Ish-ministri: Si kaloi në Rinas Agron Xhafaj? Rama mbron pa argumente ministrin

May 16, 2018 | 17:53
SHPËRNDAJE

Analisti dhe ish-ministri, Besnik Mustafaj ka thënë se kryeministri nuk duhet të flasë në ‘gojën e ujqërve’ në lidhje me çështjen e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, pasi këtë duhet ta bëjë Prokuroria. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se është për t’u çuditur fakti se si arriti të kalojë në Rinas Agron Xhafaj i denuar me 7 vite e 2 muaj burg nga drejtësia italiane për trafik droge dhe të vetëdorëzohet tek autoritetet italiane.

mustafaj-e1521217011661“Kryeministri nuk ka të drejtë të flasë në gojë të ujqërve, sepse duhet të flasë Prokuroria. Është për t’u çuditur si kaloi në aeroportin e Rinasit Agron Xhafaj? Si e la policia, pasi ai edhe në letër thotë që nuk ka rritur të marrë as vizë. Rama po e mbron Xhafajn me arrogancë dhe pa argumente. Mesa dimë ne konfiskimi i materialit të audio-përgjimit është bërë dy ditë më parë dhe nga i mori Rama provat dhe kur pati kohë laboratori ta nxjerrë vërtetësinë ose jo te audio-përgjimit”- tha ish ministri, raporton BalkanWeb.

Besnik Mustafaj tha se Prokuroria duhet të zbardhë nëse audio-përgjimi është autentik apo jo dhe se deklaratat e Ramës se do të çojë në burg tre demokratët që publikuan materialin, pasi audio përgjimi është jo autentik janë të rrezikshme.

“Prokuroria duhet të zbardhë nëse audio-përgjimi është autentik apo jo. Nuk vendos politika nëse kjo kasetë është autentike apo jo. Gjysma e akuzave ndaj Xhafajt janë të provuara edhe nga Agron Xhafaj dhe gjysma tjetër pritet të provohet. Deklaratat e Ramës se unë do ju çoj në burg janë të rrezikshme pasi do t’i mbyllë gojën opozitës”- tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e ka për detyrë të informojë opinionin ndërkombëtar dhe se Rama kërkon të t’i mbyllë gojën.

“Opozita e ka për detyrë të informojë opinionin ndërkombëtar dhe partnerët për zhvillimet që ndodhin. Nuk mund të mendohet se opozita pengesë për negociatat, pasi opozita po bën detyrën e saj dhe kjo do ndodhë me të gjitha opozitat. Shqetësuese është shantazhi që i bën Rama opozitës. Rama kërkon t’u mbyllë gojën denoncuesve”- tha Mustafaj.

http://www.balkanweb.com/site/besnik-mustafaj-si-kaloi-ne-rinas-agron-xhafaj-rama-mbron-pa-argumente-ministrin/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura