Ish-ministri që u shkarkua nga Rama zbulon kush do e ‘hajë’ nga vettingu

Oct 6, 2017 | 21:28
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili u shkarkuar nga kryeministri Rama gjatë mandatit të parë qeverisës në koalicion me LSI-në, shkruan sot se vetem zyrtaret qe i kane sherbyer politikaneve do t’i kape vettingu.

“ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”, shkruan Manjani.

manjani-655x356

STATUSI I PLOTE:

Vetting për të tërë….
—�—�—
Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting!

Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut!

Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!

E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!

Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!

Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!

Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!

Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.

Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura