Ish-Ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se çdo pacient i shtruar në spital nga koronavirusi ka një kartelë, që e ndjek një mjek i caktuar, i cili është përgjegjës për shkakun e vdekjes që vendos, në momentin që pacienti ndërron jetë.
Lidhur me pandeminë e Covid-19, që ka pushtuar botën, ish-ministri u shpreh se pasojat në shëndetin mendor do të jenë të tmerrshme dhe do të shihen ndër dekada, raporton “BalkanWeb”.
Nga ana tjetër, Në një lidhje me “Skype” nga Gjermania”, Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno, u shpreh se “Pacientët që mbartin sëmundje të tjera, sigurisht që këta bëjnë një ecuri më të rëndë, nëse preken nga ky virus. Ne duhet të kemi parasysh fazat e para të pandemisë, ku edhe shkalla e paditurisë ishte shumë e madhe. Nëse unë kam një pacient të moshës te 40 vjeç, të prekur nga diabeti, ai bëhet në një gjendje të tillë që duhet të intubohet dhe në fund nuk arrin t’i mbijetojë kësaj sëmundjeje, dhe shkaku i vdekjes së tij është Covid. Mjeku që është kujdestari i këtij pacienti, sigurisht që në kartelë duhet të shkruajë se shkaku është një infucencë për shkak të Covid”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al