Ish ministri i Brendshëm kthehet nga SHBA për manifestimin e 2 marsit, pas takimit me Presidentin Meta del me një mesazh

Feb 27, 2020 | 14:41
SHPËRNDAJE

87963583_3292089264138911_5314151241360605184_o

Ish ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj i është bashkuar thirrjes së Presidentit Ilir Meta për manifestimin mbarëkombëtar të 2 marsit. Në një postim në rrjetet sociale ai bën me dije se ka mbërritur me shumë bashkëkombas nga shtete të ndryshme të SHBA, “për tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa”.

“Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve”, eshte thirrja e tij.

Postimi i plotë në Facebook i Dritan Demiraj

Te nderuar bashkekombas!

Situata politike ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere me keq se sot. Vendi po futet ne diktature dhe sot me shume se kurre eshte mundesia e fundit per te reaguar.

Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise.

Prandaj se bashku me shume bashkekombas nga New Yorku, New Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur ne Shqiperi per tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Z. Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa.

Megjithese sot Presidenti Meta kishte nje dite shume te ngarkuar, perseri me dha mundesine dhe kenaqesine qe ta takoja ne zyre.

Ne kemi erdhur nga Amerika, po ju vellezer dhe motra do na bashkoheni?

Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

D.D. Tirane. Shqiperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura