Ish-mexosoprano: Çelikun e ngritën nga shtrati i lëngimit për t’ja dhënë shpejt e shpejt titullin

SHPËRNDAJE

Moza Demiri, ish-mexosoprano e Operas ka reaguar ashper per dekorimin e artistit te ndjere Rexhep Celiku, te cilit pak dite para se te ndahej nga jeta, iu dha titulli “Nderi i Kombit”.

“Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…”, shkruan ish-mexosopranoja.

celiku

REAGIMI I PLOTE:

“Flisni o artist, Mos e poshtroni kolegun tuaj…do j’u vije rradha edhe ju…Nga keta mund te presesh gjithcka.

Banditizmi, djallzia, pabesia…. arrine deri ne shtratin e…..!

Moza Demiri
Moza Demiri

Banditet edhe vleresimin e nje artisti te madh e bejne banditçe…Rexhep Çelikun e ngriten nga shtrati i lengimit per tja dhene shpejt e shpejt titullin, ashtu…”me e heq qafe debatin mbas” dhe pas dy ditesh zemra i pushoi e cila mund te kishte ndodhur edhe ne ato momente, mjaftone ata te mos kishin telashe…ja ta dhame edhe titullin sa je gjalle dhe 48 ore…Nuk dua te shkruaj gjate per horrat e djallzuar qe kane ne dore njerezit me vlera te verteta, ajo eshte bere tashme e zakonshme…harxhojne gjithcka duke u kujdesur per antivleren dhe nuk kane lene kriminel pa bere nderi i kombit, madje i nderojne ata duke ju bere salltanete festimesh neper salla lluksi akoma atyre qe nuk j’u ka munguar kurre privilegji, si ne komunizem edhe sot, jane me fare e fis ne krye te artit qe vendosin akoma fatin e te tjereve…. ….nder kohe vlerave te kombit j’u jepet titulli i meshires dy dite para se te vdesin.

Turpi i tyre eshte kthyer tashme ne suksese dhe mund te pritet gjithcka e kobshme.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakVIDEO/ Strakosha “merr” rolin e Tares, bind yllin e Lacios të rinovojë kontratën
Artikulli tjetër"Më hodhi në krevat, më mbuloi me trupin e tij dhe..."/ Dëshmia tronditëse e përdhunimit të aktores së njohur shqiptare

1 KOMENT

  1. Zonja Mimoza,
    Ke bere nje shkrim brilant. Madje mua m'u duk nje skene shume fyese kur zoti Rexhep u ngrit ne ate gjendje per te marre dekoraten. Fyryra e tij ne fakt shprehu nje lloj indinjimi, por sigurisht e kishin lene fuqite dhe nuk mundej te reagonte ndryshe. Pafuqia e tij kur u ngrit trgoi shume. Duhej kohe me pare, per me teper qe gjendja e tij shendetesore dihej. Ishalla nuk ju ndodh artisteve te tjere kjo gje.

PËRGJIGJU