Ish-mesfushori i Kukësit i gjendet pranë Gjokës pas sulmit me thikë: Nuk mund ta besoj…

Feb 22, 2018 | 23:34
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Teutës dhe Kukësit, Nijas Lena, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku u sulmua me thikë, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Në statusin e publikuar në “Facebook”, Lena ka mbetur i shtangur nga ajo ngjarje e shëmtuar dhe i ka uruar shëndet, ish-trajnerit të tij, me të cilin u shpallën kampion sezonin e kaluar, gjatë kohës që mesfushori strugan mbante veshur, fanellën e Kukësit.

Lena dhe Gjoka

“Nuk mund ta besoj që dikush të ka sulmuar në një mënyrë të turpshme gjatë kohës që ti ke bërë punën që e bën me shumë pasion, dashuri për të mbajt familjen. Uroj të jesh mirë me shendetin dhe vazhdo me kokën lart si ke bërë deri tani, profesor Ernest Gjoka”, shkruan Nijas Lena në “Facebook”.

Lena

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura