Ish-lojtari i Milanit i lë pas të gjithë, bëhet futbollisti më i pasur në botë

Mar 18, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Kur flitet për futbollistët më të paguar na shkon mendja te ata më të mirët, por nuk është domosdoshmërisht kështu.

Flamini

Sipas Forbes, Mathju Flamini ka një pasuri që logaritet në 12 miliardë dollarë. Ish-lojtari i Milanit luan momentalisht me Getafen në Spanjë, por përfitimet më të mëdha ai nuk i ka nga futbolli, por nga një biznes tjetër.

Mathieu+Flamini+AC+Milan+v+SSC+Napoli+pKigWZwxfUtl

Para dhjetë vitesh, Flamini u bë bashkëthemelues i GF Biochemicals, një kompani e specializuar në prodhimin e një acidi që vjen nga mbetjet dhe që në të ardhmen mund të zëvendësojë naftën dhe benzinën dhe të prodhojë karburant me ndotje zero.

Kompania e tij vlerësohet si një ndër bizneset më fitimprurëse në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura