Ish-kunata kundër Miley Cyrus: “Liam meriton dikë shumë herë më të mirë se një si ajo”

Nov 22, 2019 | 14:09
SHPËRNDAJE

Ndarja e Liam Hemsëorth dhe Miley Cyrus bëri bujë  të madhe dhe u komentua shumë në media. Modelja spanjolle e cila është e martuar me vëllain e Liam, Chris Hemsëorth, një konferencë për shtyp në Madrid u shpreh për herë të parë për këtë ngjarje.

Kunata e Liam, Elsa Patakye cila ka sulmuar Mileyn duke thënë se kunati i saj meriton një shumë herë më të mirë se ajo.

“Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën”, tha ajo, sipas revistës “Hola!”.

“Mendoj që meriton shumë herë më mirë”, shtoi ajo.

 

Duke folur për marrëdhënien e Liam me bashkëshortin e saj, ajo vazhdoi:

“Gjithmonë gjen mbështetje në familje, dhe ai është bashkuar me Chris, i cili është aty për t’i dhënë gjithë forcën që i duhej”.

Ky reagim ishte befasues nga Elsa, e cila ka qenë mike e ngushtë me Miley-n, gjatë marrëdhënies 10-vjeçare të yllit të muzikës pop me Liam.

Ato madje realizuan tatuazhe të ngjashme si simbol për miqësinë e tyre. Ato madje postonin foto bashkë në rrjetet sociale nga ku dukej që vajzat kishin një lidhje të ngushtë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura