Ish-kryeprokurori Sollaku, në garë për dy poste në KQZ e re: Përvoja e gjatë më ka krijuar mundësi të…

Sep 30, 2020 | 18:36
SHPËRNDAJE

Theodhori Sollaku ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë që garon për të qenë pjese e strukturave të reja të KQZ-së ka deklaruar se nëse besohet nga Kuvendi, do të bëjë më të mirën për një process sa më të drejtë zgjedhor.theodhorisollaku

Përballë anëtarëve të komisionit, sot në seancën e dëgjesave, ai ka pohuar se përvoja e gjatë i ka krijuar mundësi të provojë sfida dhe ta njohe me përvoja të reja.

“Do më japin mundësi që nëse besohem nga Kuvendi të bëj më të mirën për një proces sa më të drejtë zgjedhor. Kjo është arsyeja kryesore, aq më tepër që është part- time e mundëson mësimdhënien dhe avokatinë”- tha ai.

Sollaku, ka aplikuar për dy poste, atë të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Akimimeve dhe Sanksioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura