Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ndërron mendje, tërheq kandidaturën për Presidencën e Italisë dy ditë përpara procesit

Jan 22, 2022 | 20:01
SHPËRNDAJE

Italia pritet të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 24 janar 2022. Ajo që bëri bujë ishte vendimi i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi për të kandiduar.

GettyImages-955570214

Por vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve, Berlusconi duket se është tërhequr. Reuters shkruan se Berlusconi ka vendosur të ms kandidojë.

Vendimi është marrë nga mbledhja e partive të qendrës së djathtë të Italisë e cila është ende ne vazhdim në kuadër të hapjes të hënën të procesit të zgjedhjeve presidenciale në parlamentin italian.

Për kandidaturën e tij ishte mbështetës edhe Manfred Weber, politikani konservator gjerman që kryeson grupin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Më 24 janar, politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit. Deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit.

Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura