Ish-kryeministri i Suedisë gjeti mbyllur muzeun, kreu i Bashkisë Kukës kërkon falje dhe shkarkon tre punonjës

Mar 5, 2018 | 18:21
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, gjatë një vizite në Kukës denoncoi faktin e gjetjen mbyllur të muzeut Etnografik.

Sot Kreu i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu me anë të një deklarate ka bërë të ditur se ka shkarkuar tre punonjës, për këtë fakt dhe ka kërkuar falje publike ish-kryeministrit.

Kryetari i bashkisë së Kukësit ka shkarkuar nga detyra këshilltarin për kulturë dhe trashëgimni, drejtorin e Qëndres Kulturore të Bashkisë dhe specialisten e Muzeut Etnografik.

Capjhdture-1024x727-507x360

Deklarata e plotë:

“Kryetari i Bashkise Kukes z.Bashkim Shehu,ka analizuar problematiken e krijuar ne Muzeun Etnografik gjate vizites se ish kryeministrit te Suedise, diplomatit te larte sh.t.z Karl Bildt ne Kukes ne daten 22 shkurt 2018.

Kryetari i Bashkise,ne emrin e tij dhe te stafit,i kerkon ndjese publike ish Kryeministrit Bildt per mos patjen akses per te vizituar muzeun.

Ne kete kuader,Kryetari i Bashkise shkarkoi menjehere Keshilltarin per Kulture dhe Trashegimni, Drejtorin e Qendres Kulturore te Bashkise dhe Specialisten e Muzeut Etnografik.

Kryetari i Bashkise garanton permiresim te cilesise se sherbimit dhe funksionim te plote te Muzeut Etnografik dhe Kulles se Eksodit 99, per te gjithe vizitoret dhe qytetaret ne teresi.

Faleminderit per mirëkuptimin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura