Ish-kryeministri e quajti “bandit të pështirë”, Nano i kthen përgjigje pas sherrit në “Opinion”

May 18, 2018 | 9:30
SHPËRNDAJE

Pas reagimit të menjëhershëm të ish-kryeministrit Sali Berisha për debatin që ndodhi në studion e “Opinion”, ku Mustafa Nano dhe Gazmend Bardhi debatuan me tone të ashpra për “vilën e Nanos në Gjirin e Lalzit”, teksa ky i fundit shpërtheu me disa fjalë ofenduese ndaj Këshilltarit Ligjor të PD, Mustafa Nano i ka kërkuar ndjesë publike Bardhit.muc nanao ne opinion

“I kërkoj ndjesë publike për atë gjuhe por janë disa njerëz që e meritojnë, unë nuk kam asnjë vilë në Lalëz”, u shpreh Mustafa Nano.

Ndërkohë ai i është përgjgijur Berishes, duke thënë: Tani e shikoni se ku jemi? Del Sali Berisha dhe flet për para të dyshimta të miat. Kjo është situata ku e kemi çuar ne debatin publik dhe i lejojmë Sali Berishës, babit të Zenit, këtij zog gomari, …Bandit i pështirë, jo mos i lexo ato (i drejtohet Blendi Fevziut)”.

PJESE NGA DEBATI:

Nano: Bandit i pështirë, jo mos i lexo ato.
Fevziu: Po ti a i the idiot atij tjetrit
Nano: Okej e pranoj, unë kur them zog gomari unë e besoj                                      Shkullaku: Futu në politikë dhe bëj debat me Berishën
Nano: Në politikë futem me thënë të drejtën por nuk po gjej vendin se kam shumë qejf të futem. Kam gjithë jetën që punoj që mos më dalin njerëz si puna e këtj dhe atij tjetrit që të thonë gjëra që unë nuk i kam dhe unë prandaj hap gojën, fyerja ime s’ka pse dhemb kur ai ka fyer dynjanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura