Ish-kryeministri Berisha: Avni Mula, kolos i këngës dhe kulturës shqiptare. Do të jetojë gjithmonë

Oct 30, 2020 | 12:31
SHPËRNDAJE

Homazhe për kompozitorin Avni Mula ka zhvilluar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideron atë si një kolos të muzikës, por edhe kulturës shqiptare.

berisha

Në një prononcim shkurt për gazetarët, Berisha tha se ai dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë.

“Shpreh nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen time më të thelë para një kolosi të këngës, muzikës dhe kulturës shqiptare. Avni Mula lë një krijimtari në të cilën do jetojmë gjithmonë por edhe një trashëgimi të madhe, një divë të këngës Inva Mulën. Nderim për veprën e këtij kolosi të këngës dhe muzikës shqiptare”, tha Berisha.

Kompozitori Avni Mula u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura