Ish kryekomunari sot në gjyq, akuzohet për korrupsion

Oct 18, 2018 | 8:12
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot pritet të dalë para Gjykatës në Pejë në procesin në të cilin akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

sokol-bashota_1539842705-4172526

Në këtë aktakuzë, bashkë me Bashotën janë edhe Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesat në pronësi të Komunës së Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.

Sipas aktakuzës ketë e kishin bëre pa plotësuar kriteret objektive dhe duke i anashkaluar aplikuesit gjendja ekonomike e të cilëve ishte e keqe.

Mbi ish-kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, po ashtu rëndojnë edhe katër vepra penale për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare.

Herën e fundit kishte dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij për shkak se Gjykata nuk e kishte ftuar në mënyre të rregullt përfaqësuesin e Komunës së Klinës si palë të dëmtuar./kallxo.com/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura