Ish-kryekomunari i Kaçinarit lirohet nga burgu sepse…gërhet natën

Feb 21, 2016 | 20:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i komunës Kaçinar, Petrit Bardhi është liruar nga gjykata e Lezhës, e cila pranoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në “arrest shtëpie”.

Petrit Bardhi
Petrit Bardhi

Mësohet se gjyqtari ka pranuar kërkesën e avokatit të Bardhit, i cili ka theksuar se klienti i tij, 43-vjeçari vuan nga azma dhe për këtë arsye, gërhet natën.

Ai u arrestua  më 8 shkurt, pasi ishte  shpallur në kërkim që më datë 28 tetor të vitit 2015, nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.

Në shtëpinë e tij u gjetën gjatë muajt tetor të vitit 2015, 424 kg lëndë narkotike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura