Ish-kryediplomati bullgar: Rusia po provokon luftë me Maqedoninë

May 26, 2015 | 13:46
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm bullgar, Solomon Passy u është përgjigjur deklaratave të kryediplomatit rus, Sergei Lavrov lidhur me “ndarjen e Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë”.

Ish-kryediplomati bullgar, Solomon Passy

Sipas Passy, deklaratat e Lavrovit nuk janë emocionale dhe se ai po përpiqet që t’ia hedh fajin NATO-s për ngjarjet në Maqedoni, duke nxitur kështu edhe më shumë konfliktin.

“Shqipëria dhe Bullgaria nuk kanë pretendime territoriale në Maqedoni dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë”, tha Passy për televizionin shtetëror bullgar BNT TV.

“Momentalisht, konflikti mes Lindjes dhe Perëndimit për Maqedoninë nuk përfshin vendet tona”, shtoi ai më tej.

Passy theksoi se deklaratat e Lavrovit duhet të merren seriozisht, pasi ai po nxit me qëllim pakënaqësi që mund të çojnë edhe në konflikt të armatosur në rajon dhe më gjerë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura