Ish-konkurrenti i “Për’puthen” propozon live moderatores, ja si iu përgjigj 23-vjeçarja

Nov 27, 2021 | 16:42
SHPËRNDAJE

Një foto e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina u bë virale në rrjet këtë javë. Djali nga Kosova shfaqej në një lokal nate duke “u puthur” me një bionde.

krista merkoci, atdhe xharavina (4)

I ftuar ditën e sotme në “Goca dhe Gra”, Atdheu tregoi se si qëndron e vërteta e këtij imazhi dhe zbuloi nëse është në një lidhje dashurie apo jo.

Nuk është e vërtetë, vazhdoj të jem single. Ajo goca punon te clubi ku jam unë dhe kemi qenë duke folur për disa tavolina. Mu afrua dhe e kanë kapur foton ashtu dhe duket sikur jemi puthur”,- tha Atdheu.

atdhe xharavina

Ndërkohë, njëra nga moderatoret e programit, Krista Merkoçi, tha se e sheh Atdheun si atë “djalin tipik shqiptar”, sepse ka një pamje të tillë. Kjo deklaratë nxiti komentet e vajzave të tjera, të cilat e pyetën Atdheun nëse do të dilte me Kristën për ta njohur.

atdhe xharavina12

Ish-konkurrenti tha se Krista i pëlqen nga pamja e jashtme e për këtë arsye do të kishte dëshirë të dilte me të, sepse ata nuk njihen.

Pjesë nga biseda:

Atdheu: Krista nuk tha ndonjë fakt që i dukem mashkull tipik shqiptar, por tha mbase.

Krista: Po sepse unë nuk të njoh.

Atdheu: Jam fiks ashtu siç tha Krista, jam shumë gentleman, e bëj ndonjë dhuratë, por nuk e mësoj të dashurën që kam në krah të jetë materialiste.

Fatma: A ka ndryshuar marrëdhënia me gocat pas famës tënde?

Atdheu: Normal që ka ndryshuar. Ka nga ato që interesohen se më kanë parë në televizor, ka nga ato që mendojnë se kam shumë lekë, por unë jam hallexhi.

Fatma: Do dilje me Kristën?

Atdheu: Krista gocë e bukur duket.

Fatma: Nuk është vetëm e bukur më beso. Jemi për një takim katër minutësh?

Atdheu: Si fillim, unë e shoh në pamjen e jashtme, pastaj kur ta njoh më shumë, flasim për gjëra të tjera. Është e bukur, sigurisht që do pranoja.

Krista: Na vutë në siklet sot!

krista merkoci, atdhe xharavina (2) krista merkoci, atdhe xharavina (3) krista merkoci, atdhe xharavina (7) krista merkoci, atdhe xharavina (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura