Ish-konkurrenti i “Për’puthen” bëhet baba për herë të parë, publikon foto me vajzën e porsalindur

Sep 27, 2021 | 11:43
SHPËRNDAJE

Lulzim Jashari, ish-konkurrenti i “Për’puthen” është bërë baba për herë të parë, teksa bashkë me partneren e tij, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.

lulzim jashari (1)

Këtë lajm e ndau vetë Lulzimi me të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku publikoi foton e parë me të bijën e porsalindur. Krahas imazhit, ai shkroi: “Mirë se erdhe në jetë qika jem!”.

lulzim jashari (5)

Pas daljes nga programi i dashurisë, Lulzimi u bë pjesë e një tjetër formati në Kosovë, që titullohej “It’s my love”. Pak muaj më parë, ai zbuloi gjatë një interviste se prej dy vitesh ishte në një lidhje dashurie dhe së bashku me partneren do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ai deklaroi se produksioni ishte në dijeni të faktit se Lulzimi ishte në një lidhje e për më tepër i martuar, por kjo gjë nuk kishte qenë problem që ai të bëhej pjesë e programit.

lulzim jashari (6) lulzim jashari (4) lulzim jashari (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura