Ish-kapiteni i njohur i Interit shpërthen ndaj Handanoviçit: Ka nevojë të shkojë te…okulisti

Aug 27, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Interi zhgënjeu përsëri në testin e dytë ne Seria A për këtë sezon dhe kjo ka nxitur menjhëherë kritikët që të flasin. Skuadra zikaltër nuk arriti të mneaxhontë një avantazh 2-0 të pjesë së parë duke e mbyllur ndeshjen në barazim. Dhe kësaj radhe ka qenë ish-kapiteni i Interit,Sandro Maxola ai i cili ka shpërthyer kundrejt portierit Handanoviç i cili bëri një dalje të gabuar te goli i Belotit.

e2a7ad1d9b2d30d3fdc2fd18246bd2a6-54747-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Futbollistët nuk mungojnë, por ndoshta mungon mentaliteti i tyre. Spaleti nuk duhet të dorëzohet, por të vazhdojë të punojë dhe nëse është akoma ai person që kam njohur unë, atëherë do e bëjë diçka të tillë. – ka thënë fillimisht Maxota.

Sandro_mazzola_inter

Më pas ai vahzdon të flasë për lojtarin Lautaro Martinez dhe portierin Handanoviç teksa thotë:

“Martinez është lojtar që mund të zgjidhë ndeshjet, por ndoshta nuk është gati fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur më shumë”.

Handanoviç ka nevojë për një takim me okulistin, për të kuptuar nëse shikon mirë. Duhet të punojë me kokën e tij dhe të përqendrohet gjatë gjithë ndeshjes”.

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura