Ish-kapiteni i Napolit “kryqëzon” Hysajn: Vetëm një budalla e paguan klauzolën e tij

Nov 15, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Elseid Hysaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Napolit, ndërsa me mbërritjen e Ançelotit në skuadër mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hasur disa probleme. Lojtari ka bërë disa paraqitje për të cilat ka marrë kritika të vazhdueshme dhe tashmë është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino i cili është shprehur:

1487599601_140

“Hysaj është një lojtar i mirë, por vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. De Laurentis shpreson që të ndodhë. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh. Ofertat e klubeve të mëdha për të cilat flet menaxheri i tij nuk ekzistojnë. Tre milion euro rrogë? Mua më duken të tepruara, si mbrojtës krahu që është fiton shumë edhe kaq sa ka”.

hysaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura