Ish-kandidati për Bashkinë e Shkodrës kërkoi një mundësi të dytë, reagon Rama: S’ka asnjë shans, ai që ka vendosur PS-në në veshtirësi nuk e meriton

Jan 20, 2022 | 14:51
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se PS do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki në datën e dekretuar nga Presidenti Meta, më 6 mars 2022.

I pyetur nëse do u jepet një shans i dytë rikandidimi personave që janë përjashtuar më herët për shkak të dekriminalizimit, Rama tha se PS nuk i jep asnjë personi këtë shans të dytë.

Përgjigja e Ramës vjen një ditë pasi ish kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për rikandidimin.

Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim kur jemi miq që për një arsye apo tjetër miqësia lëndohet por shanset e dyta i jep pastaj Zoti ndërsa PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë duke gënjyer, s’ka shanse të dyta për askënd që bën deklarata lidhur me jetën e veprimtarinë politike e të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me ligjin e pastërtisë së figurës nuk e meriton”, tha Rama.

Gjykata e Tiranës hetoi ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin Pjetri per akuzen “falsifikim të dokumenteve” dhe ne fund i dha të drejtë.

Kryetari i zgjedhur dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, pasi u akuzua për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Sipas gjykates, ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura