Ish-kampioni i Xhudos akuzohet për trafikimin e emigrantëve shqiptarë

May 31, 2016 | 17:25
SHPËRNDAJE

Autoritetet britanike kanë vënë në akuzë dy shtetas britanikë për trafikimin e emigrantëve.

xhudo

Njëri prej tyre është Robert Stilëell, një ish-kampion i Xhudos, i cili ka garuar për flamurin britanik edhe në kompeticionet europiane.

33-vjeçari së bashku me një shtetas tjetër, 35-vjecari Mark Stribling nga Dartford, akuzohen për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

99381340_Migrant-dinghy-Dymchurch-NEWS-large_trans++wQCNcjnSFbNUHxpqQd_w5cTjKZ5ieR_WJRUqsMhTtug

Ata dolën sot para gjykatës dhe u njohën me akuzën, e tani ndodhen në paraburgim.

Të dy burrat, ishin gjithashtu me 18 shqiptarët në gomonen që po udhëtonin emigrantët.

Të dielën, 18 emigrantë shqiptarë u shpëtuan nga roja bregdetare britanike, pasi gomonia me të cilën ata po udhëtonin nisi të fundosej.

Burimi: Telegraph.co.uk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura