Ish-kampioni 3 herë i botës fyerje raciste ndaj Hamilton, i del në mbrojtje “dhëndrit”! Piloti i Formula 1: Mendësi arkaike, duhet të ndryshojnë

Jun 28, 2022 | 15:37
SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton ka reaguar pasi kampioni tre herë i Formula 1, Nelson Piquet përdori gjuhë fyese racore ndaj tij.

hamilton

Sportisti i famshëm u shpreh se “mendësitë arkaike duhet të ndryshojnë” dhe komentet fyese s’kanë vend në Formula 1.

Braziliani 69-vjeçar, i cili fitoi titullin botëror në 1981, 1983 dhe 1987, përdori një term fyes racor referuar Hamilton në një podcast.

Piquet është dënuar nga Formula 1, skuadra e Mercedes e Hamilton dhe FIA.

“Është më shumë se sa gjuha e përdorur. S’kanë vend në sportin tonë këto mendësi arkaike, duhet të ndryshojnë. Kjo është ajo që kam synuar gjithë jetën. Ka ardhur koha për veprim”, tha 7 herë kampioni i botës.

Verstappen

Një deklaratë e F1 tha: “Gjuha diskriminuese ose raciste është e papranueshme në çdo formë. Leëis është një ambasador i jashtëzakonshëm i sportit tonë dhe meriton respekt”.

Piquet po diskutonte aksidentin mes Hamilton dhe pilotit të Red Bull, Max Verstappen në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Britanisë së vitit të kaluar.

Verstappen, i cili është në një lidhje me vajzën e Piqeut, Kelly-n, u përplas me barrierat dhe u dërgua në spital, ndërsa Hamilton vazhdoi të fitojë garën e tij në shtëpi për të tetën herë.

Piquet pretendoi se ishte faji i Hamilton dhe iu referua atij me termin fyes.

Nelson Piquet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura