Ish-juventini bllokon shitjen e Ismajlit në Itali : Do ta transferonim për një shifër serioze

Jan 31, 2020 | 19:12
SHPËRNDAJE

Trajneri i skuadrës së njohur kroate Hajduk Split Igor Tudor deklaroi se lojtari i tij Ardian Ismajli nuk mund të largohej drejt Leçes.

tudor

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës në kampionat, ish-tekniku i Udinezes tregoi se futbollisti i kombëtares së Shqipërisë është element kyç për ekipin, ndërsa shtoi se Itali një qendërmbrojtës kushtonte miliona euro, por sipas ish-futbollistit të Juventusit, vlera financiare e vërtetë e këtij futbollisti nuk arrinte as gjysmën e kartonit.

“Ai nuk do të largohet, është futbollisti i skuadrës. Nuki lexoj gazetat, por më treguan se kishte interesim për të. Është e ndaluar që ta shesësh këtë futbollist, ka vlera të mëdha. Nëse do ta shisnim, bëhej fjalë për një shifër tepër serioze. Kur isha në Itali, pashë një qendërmbrojtës që kushtonte miliona, por vlera e tij reale nuk arrinte as gjysmën e kartonit të tij”, u shpreh Tudor.

ardian ismajli

Ismajli u kërkua nga Leçe për t’u transferuar gjatë merkatos së janarit, por me vendosjen e vetos së teknikut të tij Igor Tudor, transferimi i tij jashtë Kroacisë me shumë gjasa do të shtyhet për sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura