Ish i përndjekuri që tentoi të vetëvritet, MMSR: Ja e vërteta e dëmshpërblimit të tij

Feb 19, 2015 | 15:32
SHPËRNDAJE

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka reaguar sot pas ngjarjes së ndodhur përpara ambienteve të Kuvendit ku një ish i përndjekur ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët. 

Ngjarja sot tek Kuvendi

Në një njoftim për shtyp, MMSR sqaron lidhur me dëmshpërblimin e zotit Edmond Vokshi, se ish i dënuari politik, i cili ka vuajtur 17 muaj burg, është trajtuar me vendim të Këshillit të Ministrave në datën 29.12.08, dhe masa e dëmshpërblimit për të arrin në vlerën 1,194,000 lekë gjithsej. 

Në të kaluarën, z. Vokshi është trajtuar me ligjet që kanë qenë në fuqi dhe ka përfituar ndër vite: 700,000 lekë letra me vlerë dhe 200,000 lekë pagesë në dorë. 

Ndërkaq, diferenca e mbetur prej rreth 300,000 lekë i është hequr pasi gabimisht, nga qeveria e kaluar, i është përllogaritur edhe një shtëpi, të cilën z. Vokshi e ka përfituar dhuratë nga CAFOD, me vlerë rreth 20 milion lekë. 

Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë e ka adresuar problemin e z. Vokshi për zgjidhje pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila është duke përgatitur VKM-në përkatëse që do të bëjë korrigjimin e problemit të krijuar, duke mos e llogaritur vlerën e shtëpisë që ai ka marrë dhuratë nga CAFOD. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura