Ish i fejuari i saj Robin Krasniqi i martua me një modele tjetër, Heidi Lushtaku nis romancën me futbollistin 8 vite më të vogël të Serisë A

Jan 27, 2022 | 16:42
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur Heidi Lushtaku ka nisur një romancë me futbollistin turk, Merih Demiral.

heidi lushtaku (2)

Mediat turke raportojnë se 31-vjeçarja shqiptare është në një lidhje me sportistin e suksesshëm, i cili luan me skuadrën e serisë A, Atalantën.

Thashethemet u nxitën pasi modelja postoi një foto nga shtëpia e futbollistit, 8 vite më të vogël se ajo.

heidi lushtaku6

Raportohet se Heidi Lushtaku dhe  Merih Demiral janë takuar së fundmi në Zvicër dhe kanë darkuar me miqtë e tyre.

Merih Demiral3

Romanca publike e fundit e modeles është me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur i kanë lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore.

heidi lushtaku1

Burime pranë çiftit deklaruan në atë kohë se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

Heidi-Lushtaku-flet-për-herë-të-parë-për-ndarjen-nga

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kishin dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por që kishin mbetur miq të mirë.

heidi lushtaku

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

robin krasniqi (7)

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Robin Krasniqi 1

Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi,”- shkroi ajo.

Robin Krasniqi1

Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Robin Krasniqi 2

Ndërkohë boksieri ka nisur një marrëdhënie të re me modelen kosovare, Marigona Krasniqi. Çifti u kurorëzuan në një xhami pak kohë më parë dhe shumë shpejt do të bëhet edhe dasma.

robin krasniqi (12)

“Jam me fat dhe krenar që e kam takuar, pas shumë sfidave dhe historive. Ndihem i prekur prej Zotit që më në fund më ka takuar me një njeri si Marigona, por mbi të gjitha e ka zemrën e mirë, vjen nga një familje të mirë. Ndihmat që jep dhe zemra e saj më kanë bërë të dashurohem tek ajo, kam insistuar për një kohë të gjatë. Por hap pas hapi jemi këtu ku jemi, jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen do jemi shembull i mirë për një familje të shëndetshme dhe ia lëmë të ardhmes. Zgjodhëm të kurorëzoheshim në xhami sepse mendoj që gjithçka në emër të Zotit, ishte hapi i parë dhe e bëra me shumë kënaqësi.

robin krasniqi (6)

Unë e mora hapin e parë, kam insistuar, ndonjëherë e kam pasur atë mendim a ta marr këtë hap apo jo. Mesazhet dhe telefonat që kemi bërë më ka lënë të kuptoj që nuk guxoj të dorëzohem se ka diçka që ia vlen të luftosh për këtë njeri dhe çdo ditë kam thënë “Ëoë, është fantazi dhe nuk po e besoja që Zoti më ka takuar me dikë si ajo. Jam shumë i përmbushur, dasmën do e bëjmë por datën nuk e kemi po besoj se shumë shpejt, në vitin 2022 do të ndodhë.

marigona krasniqi robin (1)

Vij nga një familje e madhe dhe jetoj në Gjermani, ku mentaliteti i tyre ka shumë ndryshim, por e dashuroj shumë mentalitetin tonë që jemi të lidhur me familjet tona. Besoj rëndësi ka të madhe ka kur një njeri ka familje dhe dua të kemi nja 4 fëmijë do t’i bëj. Marigonën e njoh prej vitesh, edhe para 5 vitesh nisëm një kontakt por nuk na u bashkuan rrugët. Është një shenjë nga Zoti që jo rastësisht jemi këtu mbas 5 vitesh, jo rastësisht jemi bashkë dhe do kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha boksieri gjatë intervistës në ATV.

marigona krasniqi robin (5) ROBIN KRASNIQI marigona krasniqi robin (7) marigona krasniqi robin (6) robin krasniqi (7) robin krasniqi (5) robin krasniqi (3) robin krasniqi (2) robin krasniqi (13) robin krasniqi (14) robin krasniqi (16) robin krasniqi (10) robin krasniqi (9) heidi lushtaku3 heidi lushtaku2 heidi lushtaku4 heidi lushtaku5 heidi lushtaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura