Ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump kujton 1-vjetorin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë: Joe Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe të gjithë rajonin. Ai thjesht nuk…

Sep 9, 2021 | 8:02
SHPËRNDAJE

grrennellIsh-ambasadori i SHBA-së dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se 1 vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden, po merr një drejtim ndryshe nga Donald Trump dhe nuk po përfshihet më në çështjet e Ballkanit.

Teksa e ka cilësuar si një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik, Grenell thotë se Biden po injoron vazhdimisht Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, madje po sillet sikur Ballkani të mos ekzistojë. Në një shkrim për “The Federalist”, Grenell thekson se një vit nga nënshkrimi i saj, Biden shpërdoron negociatat historike të Trumpit KosovëSerbi.

“Një vit më parë Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje normalizimi në Zyrën Ovale. Tani ato kushte po skadojnë dhe Biden mund të kujdeset më pak. Fatkeqësisht për Ballkanin, Administrata e Bidenit mori qëndrimin e kundërt. Presidenti Joe Biden vazhdon të injorojë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe të gjithë rajonin dhe ka vendosur që ai thjesht nuk dëshiron të përfshihet.

Ai nuk ka të dërguar presidencial për negociatat dhe nuk ka diskutime apo plane për rajonin brenda Shtëpisë së tij të Bardhë. Nuk ka vizita të nivelit të lartë të planifikuara nga zyrtarët amerikanë dhe asnjë datë që udhëheqësit e Ballkanit të vijnë në SHBA. Ekziston, megjithatë, një pajtim total nga Biden me procesin e Bashkimit Europian (BE) në Bruksel, Belgjikë.

BE-ja është përgjegjëse për strategjitë e rizhvillimit të Ballkanit dhe bisedimet e normalizimit tani. Dhe siç e kemi parë nga ritmi i diskutimeve për ngjitjen në BE, njerëzit e rajonit të Ballkanit nuk do të kenë ndihmë së shpejti. Premtimet e mëparshme për të mbrojtur dhe promovuar lirinë e fesë janë të denja për zbatim edhe nëse administrata e Bidenit nuk po u kushton vëmendje.

Por hapja historike e krijuar nga marrëveshja Trump e 4 shtatorit 2020 ka një dispozitë që tashmë është shpërdoruar nga Administrata e Biden. Zemëruese të shikosh se si Biden i ka injoruar paralajmërimet e mia në fillim të këtij viti se përfundimi në pritje i një prej pikave më të luftuara të marrëveshjes ishte para nesh: moratoriumi njëvjeçar mbi kërkimin e Kosovës për anëtarësim të ri në organizatat ndërkombëtare dhe një moratorium njëvjeçar për fushatën e çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës.

Mjerisht, ai angazhim njëvjeçar ka mbaruar dhe palët nuk janë më të detyruara ta mbajnë atë zotim. Tepër zhgënjyese që Joe Biden nuk arriti as të përpiqej të zgjaste premtimin e tyre. Është sikur Joe Biden të ketë harruar që Ballkani ekziston”, thotë Richard Grenell në shkrimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura