Ish-i dënuari me të shkuar të errët drejton aksionin e IKMT për shembjen e “Prestig Resort”, flet eksperti i sigurisë: Është rast masiv në administratë

Dec 2, 2022 | 14:43
SHPËRNDAJE

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar faktin që aksioni i IKMT për shembjen e “Prestig Resort”, drejtohet nga Fatmir Metaj, ish-i dënuar me të shkuar të errët.

Nga studio e News24, ai u shpreh se në administratë ky është një rast i gjerë masiv.

Ky aksion drejtohet nga Fatmir Metaj, ish-i dënuar me të shkuar të errët. Mjeti i vrasësve të Azem Hajdarit ishte pronë e tij! Duhet të ishte përballë drejtësisë dhe jo me post

Fatjon Softa: Është rast i gjerë masiv, fakti që ka kryetarë bashkish me rekorde kriminale, edhe në policinë e shtetit që kanë ardhur në mënyrë korruptive, si në KESH apo OSHEE, po ashtu punonjës i ujësjellësit. Tregojnë që në administratë ka nevojë për filter, ata që bëjnë emërime duhet t’i bëjnë në bazë të kritereve. Sot të shohin nëse je afër partisë, jo arsimi. Mund të bëhesh drejtor sot, ndërkohë që fëmijët tanë e tuja janë ekselentë, ata e shohin të ardhmen duke u larguar, por e ardhmja e tyre duhet të ishte këtu.

Fatmir Metaj është një zyrtar që nënshtroi drejtësinë dhe përmes ndikimeve mundi të shpëtojë nga akuza e rëndë e shpërdorimit të detyrës.

Ish-zyrtari i policisë së Tropojës, makina personale e të cilit u përdor në vrasjen e deputetit Azem Hajdari më 12 shtator të 1998, u vu nën akuzë për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim.

Ky zyrtar me këto rekorde, në vend që te jetë përballë drejtësisë, është veshur me pushtet, me të cilin sot po abuzon duke shkatërruar një pronë të ligjshme, në kundërshtim me ligjin.

 

 

Lexoni edhe: Drejton shembjen e “Prestige”/ Fatmir Metaj ish-i dënuar me të shkuar të errët. Mjeti i vrasësve të Azem Hajdarit ishte pronë e tij

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura