Ish-i dashuri miliarder ka një mesazh për Morenën, poston foton që i habiti të gjithë

Sep 22, 2018 | 10:35
SHPËRNDAJE

Lidhja dhe ndarja e këngëtares Morena Taraku nga i dashur miliarder iranian, Sasha Sobhani, bëri bujë në mediat rozë. Në fakt fundi i lidhjes së tyre erdhi vetëm pak kohë pasi marrëdhënia mes tyre u bë publike.

morena sasha

Pas ndarjes, ata të dy bënin postime të ndryshme në rrjetet sociale duke akuzuar njëri-tjetrin. E tani që u mendua se Sasha e kishte harruar Tarakun, një veprim i tij i habiti të gjithë.

sasha

Në “Instastorie”, Sobhani postoi foton e dy këmbëve ku në secilën shkruhen fjalët “Trust kills”, përkthyer në shqip “Besimi vret”.

moren

E pikërisht këto fjalë ka edhe Morena tatuazh te këmbët, njësoj si te fotografia që ka postuar miliarderi iranian. Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë detaj, por mund të jetë ndonjë mesazh që i drejtohet këngëtares shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura