Ish gruaja e Bleros, Teuta pohoi para pak ditësh se ka filluar një lidhje të re por pa përmendur emra.
Mirëpo orët e fundit mediat kanë publikuar një fotografi të të dashurit të aktores.
Fakt për informacion u publikua urimi për ditëlindjen që bëri Teuta në murin e Adonis Morinës në Facebook.
Dhurata që mori trajneri i fitnesit sot është publikimi i lidhjes së tij me aktoren Krasniqi.
Teuta akoma nuk është prononcuar për këtë lajm por ka bërë një postim në instagram.
Në imazhin ku shihet e përqafuar ajo ka ndarë disa fjalë: “Unë të zgjedha ty dhe ti më zgjedhe mua. Po ne kishim jetë të tjera të cilat i kemi zgjedhur vetë. Çdo person, çdo problem, çdo gabim ka qenë i shkruar të ndodhte që të drejtonte ty tek unë dhe mua tek ty”.
Çifti Blero-Teuta u ndane para disa muajsh, ku këngëtari bëri publike lidhjen me modeln Afrona Dikan dhe tashme edhe aktorja të dashurin e saj.
Nga martesa çifti ka një vajzë Tara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al