Ish-golashënuesi më i mirë i Botërorit: Kurrë në jetën time nuk e prisja Shqipërinë kaq të fortë

Oct 10, 2021 | 22:22
SHPËRNDAJE

Fitorja e dyfishtë e Shqipërisë ndaj Hungarisë duket se ka ndryshuar këndvështrimin rreth përfaqësueses kuqezi dhe kjo kuptohet më së miri nga fjalët e një legjende të futbollit botëror. Grzgorz Lato, ish-sulmuesi i njohur polak, i cili në Botërorin 1974 u shpall golashënuesi më i mirë me 7 gola, e ka cilësuar një surprizë atë që ka bërë Shqipëria në këto eliminatore.

grzgorz lato

Duke folur pas fitores të Polonisë ndaj San Marinos, ai bëri të qartë se shifrat 5-0 nuk nënkuptonin asgjë dhe se ekipi duhej të kishte shumë kujdes këtë të martë ndaj skuadrës së Rejas në Tiranë.

“Ne në të vërtetë fituam 2-0 me San Marinon, pasi me kundërshtarë të tillë unë filloj të numëroj golat vetëm pas të tretit. Ne bëmë detyrën tonë, por ajo që është më e keqja, Shqipëria fitoi në Hungari. Kjo do të thotë se ne nuk përfituam asgjë.

Të martën do të jetë një rrugëtim i vështirë. Nëse do të humbasim, do të jetë një zhgënjim. Do të kemi 4 pikë diferencë dhe Shqipëria luan ndaj Andorrës ndeshjen e fundit në shtëpi, ndaj nuk ka vend për ndonjë moment dobësie”, paralajmëroi legjenda e futbollit polak.

lato brazili

“Menjëherë pas shortit, të gjithë ekspertët tanë thanë se vetëm Anglia dhe Polonia do ty kishin rëndësi dhe çuditërisht doli në skenë Shqipëria dhe gjërat filluan të lëvizin. Por nëse ne do të kërkonim për kundërshtarin tonë të madh në luftën për vendin e dytë në grup, me siguri nuk do të vinim bast për Shqipërinë, por për hungarezët. Ndërkohë, ata janë mundur 2 herë nga Shqipëria dhe janë jashtë. Jo shumë gjëra në grupin tonë shkuan siç pritej.

Edhe barazimi do të na mbante në ndeshje, por pastaj lufta do të jetë me thikë në dhëmbë deri në fund. Duhet të tregohemi të zgjuar. Do të jetë e pamundur që të hapemi dhe të pësojmë një gol rastësor se pastaj do të kemi probleme. Lojtarët shqiptarë luajnë në klube të mira, nuk është një skuadër e keqe. Unë mbaj gishtat e kryqëzuar për tanët, edhe pse në jetën time kurrë nuk do ta prisja që ky kundërshtar të dilte kaq i fortë’, pranoi Lato.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura