Ish-gjyqtari spanjoll shpërthen “bombën”: Arbitrat bëjnë tifo për Realin, me Barçën janë vetëm…

| 9:55
SHPËRNDAJE

Arbitrat janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe akuzohen se gjatë ndeshjeve mbajnë anën e njërës apo të një skuadre tjetër. Ndodh gjithmonë që të paragjykohen si tifozë, por sa e vërtetë është diçka e tillë. Situatën e ka shpjeguar ish-arbitri i njohur spanjoll, Iturralde Gonzales, i cili thotë se në La Liga 90% e arbitrave janë tifozë me Realin dhe pjesa e mbetur me Barcelonën.GONZALEZ

Diçka e tillë ka shkaktuar debat dhe shumë polemika. Gonzales ka treguar se arbitrat janë njerëz si gjithë të tjerët dhe sigurisht që kanë një skuadër të preferuar. “Arbitrat e futbollit spanjoll nuk jetojnë në Mars. Jemi njerëz dhe kemi vendosur të arbitrojmë sepse na pëlqen futbolli. Nëse na pëlqen futbolli, atëherë domosdoshmërisht do të na pëlqejë edhe një skuadër.

Unë kam pasur fatin të lind në Bilbao dhe aty njerëzit janë me Atletikon e Bilbaos. Pa asnjë dyshim, pjesa tjetër e Spanjës janë me Realin e Madridit ose me Barcelonën, sepse ato janë dy ekipet më të mëdha dhe më fituese në Spanjë. Kjo është e vërteta dhe nuk duhet të mohojmë. Shumica e arbitrave janë me Realin e Madridit”, ka thënë Iturralde. Mirëpo, ai sqaroi se të simpatizosh një skuadër nuk do të thotë të mos jesh profesionist.

“Arbitrat janë të gjithë profesionistë, pavarësisht preferencave të tyre për ekipet. Kur një arbitër arbitron Realin, është i drejtë dhe profesionist, pavarësisht se e simpatizon këtë ekip”, ka përfunduar ish-arbitri i njohur.GFH

NËN AKUZË – Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë deklarata për arbitrat dhe situata ku ata kanë qenë protagonistë. Mark Klatenburg ka qenë ai që ka dhënë disa intervista dhe ka pranuar se goli i Ramosit ishte pozicion jashtë loje në finalen kundër Atletikos së Madridit, por edhe Marçelo Lipi tha me bindje se goli që Mijatoviç shënoi kundër Juventusit në finalen e Champions-it ishte në pozicion jashtë loje.

Dy shembuj konkretë që arbitrat kanë favorizuar Realin, por ndryshe nga ideja e Iturraldes, bëhet fjalë për arbitra që nuk janë spanjollë dhe kanë gabuar në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.